“Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë ...” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë …” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

    Insajderi
    28 May 2025 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdi – Tuna, ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së saj në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”.

    Këtë herë, artistja foli me sinqeritet për vështirësitë e mëdha që kaloi gjatë shtatzënisë së saj të dytë, periudhë e cila përkoi me ngjarje dramatike në familjen e saj.

    “Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, – tha këngëtarja e hitit “Bileta”, duke shpalosur për herë të parë emocionet dhe peshën që kishte marrë përsipër.

    Pas ndarjes, ajo u kthye në Shkup, qytetin e saj të lindjes, por një kthim që nuk ishte aspak i lehtë. “Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur. Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

    Në një rrëfim që lë pa fjalë, Tuna tregoi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infarkt. E ndërkohë, ajo ishte në pritje të djalit të saj të dytë.

    “Prandaj Zeni [emri i djalit] është Zen” – shpjegoi ajo. “Sepse ishte lufta ime për qetësi, për balancë – që ta mbaja shpirtin tim të qëndrueshëm dhe ta përgatisja veten për rolin e ri si një nënë e vetme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark