Të brendshme të fëmijëve, këpucë të foshnjave, kamera, pranga të skllavërisë, tuba metali u gjetën në shtëpinë e pedofilit, David Timothy Deakin.
E gdhendur në mur “nëna dhe babai im me duan” thuhet se në kompjuterin e Deakin, kishte video dhe fotografi të djemve dhe vajzave të reja të urdhëruar nga ai për të bërë akte seksuale.
Arrestimi i Deakin më 20 prill, lidhet me pjesët më të errëta të internetit, ku pedofilët në SHBA, Evropë dhe vende tjera paguajnë njerëz në Filipine për të abuzuar seksualisht fëmijët, madje edhe foshnjat, duke i drejtuar lëvizjet e tyre përmes shërbimeve drejtpërdrejta të transmetimit të videove.
Ky krim relativisht i ri, turizmi seksual i videove, po përhapet me shpejtësi të madhe.
OKB e përshkruan këtë dukuri të re si “rritje alarmante e formave të reja të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet”, raporton The Independent.
FBI thotë se kjo është kthyer në një epidemi dhe se në çdo moment, 750.000 grabitqarë të fëmijëve janë në internet.
Deakin dyshohet se po transmetonte përmbajtje të paligjshme përmes rrjetit anonim Tor. Agjentët thanë se kishte një faqe të hapur për të fshirë të gjitha evidencat e abuzimeve të fëmijëve nga telefoni i tij. Ata e lidhën atë me një kabllo të ngarkimit të iPhone para se ai të arritne të fshinte të gjitha.
Gjatë arrestimit u shpëtuan 2 vajza të vogla, 9 dhe 11 vjeç.