Breshëri plumbash në autostradën Tiranë-Durrës, sulmohet depoja farmaceutike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Breshëri plumbash në autostradën Tiranë-Durrës, sulmohet depoja farmaceutike

    Insajderi
    18 March 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është qëlluar gjatë natës me breshëri plumbash kompania farmaceutike CFO Pharma, e cila ndodhet në autostradën Tiranë Durrës.

    Punonjësit e sigurisë e kanë raportuar ngjarjen në polici sot në orën 8:00 të mëngjesit dhe një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje.

    Autorët dyshohet se kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje dhe për identifikimin e tyre janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

    “Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.”-njofton policia.tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark