Breshka më e vjetër në botë, kaq vjet do të mbushë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Breshka më e vjetër në botë, kaq vjet do të mbushë

    Insajderi
    29 January 2022 - 01:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Breshka Jonathan jeton në ishullin e Shën Helenës në Oqeanin Atlantik

    Breshka më e vjetër në botë feston gjatë këtij viti ditëlindjen e 190-të. Breshka e quajtur Jonathan  besohet të ketë lindur në vitin 1832 por ka dyshime se breshka është më e vjetër se kaq.

    “Jonathan mund të jetë 200 vjeç, sepse informacioni në lidhje me mbërritjen e tij në ishull nuk është i saktë dhe nuk ka të dhëna të vërteta për lindjen e tij“, thotë për “CNN”, Matt Joshua, kreu i turizmit.

    Dëshmi për moshën e breshkës është bërë një fotografi e shkrepur midis vitit 1882 dhe 1886. Në të shihet Jonathan duke kullotur në koptshin e “Plantation House”, rezidenca e Guvernatorit të atëhershëm të Shën Helenës i cili është një ishull në Oqeanin Atlantik.

    Breshka është nën kujdesin e veterinerëve që edhe e ushqejnë, pasi vitet e kanë lënë të shurdhër dhe pa nuhatje. Jonathan jeton së bashku me tre breshka të tjera gjigande: David, Emma dhe Fred.

    Zyrtarët në ishull po punojnë aktualisht për festimet e ditëlindjes së Jonathanit, të cilat janë planifikuar për më vonë këtë vit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark