
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Bekim Brestovci, kanë realizuar një vizitë në Qendrën për trajtimin e qenve endacakë gjatë ditës së sotme.
Gjatë kësaj vizite, ata panë nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të.
Para mediave Bekim Brestovci, Drejtor i Inspekcionit në Prishtinë, tha se deri në 4 mijë qen endacakë mund të jenë të pranishëm në lagjet e Prishtinës.
E dhënë kjo tejet shqetësuese duke pasur për bazë numri e sulmeve ndaj qytetarëve nga këta qen.
Një qytetar i Prishtinës, është sulmuar rëndë nga qentë, në ambientet e QKUK’së.
Pamjet që ka dërguar në redaksinë Insajderi janë shumë të rënda.
Siç ka treguar ai për Insajderin, rreth 15-20 qen i janë vërsulur dhe e kanë sulmuar te “Ortopedia e Re”.
Atij i janë shkaktuar lëndime të rënda.