Brexit- Kerry viziton Brukselin dhe Londrën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Brexit- Kerry viziton Brukselin dhe Londrën

    Insajderi
    26 June 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëtimi i tij ka nisur nga kjo e dielë në Romë, ku Kerry planifikon të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sikurse edhe me zyrtarë qeveritarë italianë. Por, përballë një graviteti të madh të vendimit të 23 qershorit në Britani, që tronditi tregjet financiare nga SHBA-të e deri në Japoni, Kerry ka planifikuar një takim në kushte emergjente mes 4 kombesh ditën e hënë.

    Pas takimit me Netanyahun këtë paradite, kryediplomati amerikan do të udhëtojë drejt Brukselit për të diskutuar me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, mbi situatën e Europës. Më pas ai do të shkojë drejt Londrës për t’u takuar me Sekretarin britanik, Philip Hammond, përpara se të rikthehet në Uashington nga pasditja e së hënës.

    Me britanikët, Kerry pritet t’i bëjë jehonë përgjigjes së menjëhershme të kësaj jave nga Uashingtoni, që fokusohet te natyra e pandryshuar e “marrëdhënies spciale” mes SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Pavarësisht nga parashikimet e zymta mbi daljen e Britanisë nga BE-ja, nuk pritet apo nuk parashikohet aspak një kolaps i marrëdhënieve të ngushta kulturore dhe aleancës ushtarake mes Uashingtonit dhe Londrës, por: si do të ndryshojnë këto marrëdhënie, nëse divorci i Britanisë nga BE-ja do të shkaktonte dhimbje të konsiderueshme ekonomike edhe në Shtetet e Bashkuara?

    Në Bruksel, Kerry pritet të theksojë mbështetjen e SHBA-ve për projektin europian, pavarësisht spekulimeve se vende të tjera anëtare mund të ndjekin shembullin e Britanisë. Administrata “Obama” e konsideron BE-në e fortë, si një faktor kyç stabiliteti në Europë dhe si një partner tejet të rëndësishëm në ofrimin e sigurisë në pikat e nxehta pranë saj, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, por edhe për vende më të largëta si Afganistani. Uashingtoni llogarit gjithashtu ndikimin e BE-së në forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë, që prej aneksimit prej kësaj të fundit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

    Megjithatë, është ende e paqartë se çfarë mund të bëjnë më shumë Kerry apo Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Britaninë apo Bashkimin Europian. Edhe negociatat për daljen e Britanisë priten të jenë të komplikuara, të zgjatura, teksa nuk ka garanci për një shkëputje të menjëhershme dhe të qetë. Amerikanët, ndoshta për herë të parë mund të kenë pak fjalë, ose aspak, për të thënë mbi këtë çështje. / Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark