Më shumë se një milion njerëz në Britaninë e Madhe janë penduar që kanë votuar për të dalë nga Bashkimi Evropian, tregon një sondazh i opinionit i bërë pak ditë pas vendimit të qytetarëve britanikë.
Prej 17.4 milionë njerëzve që kanë votuar të largohen, 1,1 milion e tyre tashmë thonë se ata dëshirojnë që të kishin votuar për të qëndruar në BE, nëse rezultatet e sondazheve të organizatës “Survation” janë për tu besuar, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.
Sondazhi zbuloi se njerëzit që e kanë përdorur Brexit-in si një votë proteste – ose mendonin se vota e tyre “Nuk do të merrej parasysh” – tani janë të hamendësuar për votën e tyre.
Një përdorues britanik i rrjetit social Twitter, shkruan: “Unë personalisht votova për tu larguar, sepse u besova këtyre gënjeshtrave dhe ua dhashë votën time. Ndjehem sikur më vodhën votën”.
Kampi për “Largim nga BE-ja” kishte 1.3 milion vota më shumë se sa kampi i “Qëndrimit në Be”, në referendumin e mbajtur më 23 qershor. /Insajderi.com