×
  • Lajme
  • Insajderi

    Breznica për rastin e 11 vjeçares: Kosova fatkeqësisht po vazhdon me pas institucione që po i fuqizojnë dhunuesit

    Insajderi
    11 September 2022 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës është shprehur e zhgënjyer me institucionet e drejtësisë për trajtimin e rastit të 11 vjeçares, e cila po dyshohet se u abuzua seksualisht nga 11 persona për dy muaj.

    Breznica e ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, nuk është kursyer t’i quaj institucionet e Kosovës edhe si institucione patriarkale, që po vazhdojnë t’i përkrahin burrat, edhe kur janë dhunues.

    Gjatë kësaj interviste ajo përmend edhe një rast konkret.

    “Kosova fatkeqësisht vazhdon me pas institucione patriarkale dhe tradicionale, policia, prokuroria dhe gjyqtarët kanë mendësi tradicionale, patriarkale të cilët fuqizojnë burrat, dhunuesit për në të njëjtën kohë i dekurajojnë gratë e viktimat që të vazhdojnë tutje në proceset gjyqësore”, tha ajo për InDoks.

    “Mjafton ne të shohim, statistika nga policia, mjafton të lexojmë se si prokurorët tonë i cilësojnë veprat penale, të cilat ndodhin në terren dhe mjafton që ne të shohim vendimet që gjyqtarët i japin. Kjo neve na tregon mjaftueshëm se çfarë mendësie kanë institucionet dhe sa shqetësuese i shohin këto problematike dhe si e trajtojnë ligjin për të cilin janë betu se do ta zbatojnë”.

    “Institucionet tona vazhdojnë të përkrahin burrat qoftë dhunues ose jo dhunues, institucionet tona vazhdojnë të mos e zbatojnë ligjin, vazhdojnë të mos mbajë përgjegjësi për shkeljet e tyre që ato kanë”, deklaroi ajo.

    “Rrjeti i Grave të Kosovës në vazhdimësi pret shumë gra dhe burra në zyrat e rrjetit të cilët vinë dhe kërkojnë ndihmë qoftë me këshilla ligjore, monitorim apo edhe përfaqësim në gjykata. Mund të përmendi dy rastet që i kemi më të freskëta që i kemi trajtu ligjërisht dhe ju kemi dhënë këshilla ligjore, një prej rasteve është gruaja ka raportu në polici se ka dhunë nga burri dhe policët e kanë ndryshu deklaratën për shkak se burri ka pasur të njofshëm në organet kompetente, polici dhe në prokurori e gjyqësorë, atëherë policia, media dhe krejt të tjerët e kanë trajtu rastin sikur gruaja e ka rreh vjehrrën mandej ka ndërhy burri në këtë mes. Gjë që është e pavërtetë. Është dashtë me ndërhy ne së bashku me avokatin në fjalë, në mënyrë që zonjës në fjalë të i njihet statusi i viktimës dhe që të ekzaminohet në tërësi lënda. Prandaj ne kemi vazhdu tutje dhe kemi bërë ankesë tek IPK për të cilin ne jemi ende në pritje, pasi që policët e kanë thyer rregulloren dhe ligjin duke mos e treguar të vërtetën”, ka thënë Breznica.

    Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark