×
  • Lajme
  • Insajderi

    Brezovica | “10 certifikata të pronësisë…”Këto janë gjërat që prokuroria ia ka sekuestruar dhëndrit të Liburn Aliut

    Insajderi
    21 September 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për rastin “Brezovica” u arrestuan shtatë persona. Në mesin e tyre ishte edhe asamblisti i VV në Prishtinë, Berat Lahu. Ai është dhëndri i ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliut.

    Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Certifikatë e pronësisë (10 fletë) · Skicë (1 fletë) dhe · Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

    Gazeta Insadjeri raporti sot lidhur me arrestimin dhe bastisjen në shtëpinë e Berat Lahut.

    Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi për Insajderin edhe prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

    Aksioni “Brezovica 6”, ka përfunduar më herët i cili kishte nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në disa lagje të Prishtinës.

    Prokuroria ka njoftuar se aksioni ishte zhvilluar në tri lokacione të ndryshme duke rezultuar me shtatë të arrestuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark