Pesë persona janë duke u kërkuar nga Policia pë rastin e njohur si “Brezovica”, i cili është zhvilluar sot në disa lokacione.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari policor, Agron Haziri tha se në aksionin e sotëm u arrestuan 4 persona. Njëri prej tyre tha se është liruar, ndërsa tha se janë në kërkim edhe të 5 personave tjerë.
“Operacioni ka rezultuar me 4 persona të arrestuar. Një person i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. 3 persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit dhe 5 persona janë në kërkim policor”, tha Haziri, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: