×
  • Lajme
  • Insajderi

    Brezovica- Prokuroria ia sekuestron biznesmenit Labinot Vitija veturën luksoze Mercedes G-Class

    Insajderi
    21 September 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e shtatë personave të arrestuar sot në aksionin e radhës për rastin “Brezovica” është edhe biznesmenit, Labinot Vitias.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, bëri të ditur se Labinot Vitias iu është konfiskuar një veturë luksoze e tipit Mercedes G-Class.

    Përpos, veturës luksoze atij i janë gjetur dhe sekuestruar një Iphone 13, laptop, 3 vula, e dokumente të tjera.

    Njoftimi i prokurorisë:

    Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:

    • Telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri
    • Laptop “Apple”,
    • Dokumente ,
    • Certifikata Kadastra 3 faqe,
    • Kopje Plani 20 faqe,
    • Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,
    • Kontarta Trojeve, 30 faqe,
    • Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,
    • Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.
    • 3 Vula
    • USB dhe një Sd Card
    • Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë

    Prokuroria ka njoftuar se ka arrestuar edhe shtatë persona tjerë pas një bastisje në tre lokacione.

    Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë.

    Janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark