Policia e Kosovës ka njoftuar janë sekuestruar 585.76 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë në Prizren.
Të dyshuarit janë arrestuar, teksa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 16 qese të mbushura me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë rreth 11.58 gram, katër grinder, katër pako me rizlla OCB, para të gatshme në vlerë rreth 40 euro dhe 20 franga zvicerane, një kuti plastike e mbushur me substancë të dyshuar narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 19.25, tre brisqe me ngjyra të ndryshme, një telefon, disa qese me ngjyra të mbushura me substancë te dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 585.76 gram, një çantë krahu, si dhe një peshore. Pas përfundimit të bastisjes janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.