Britani: Burri vret bashkëshorten pasi ajo tentoi ta braktiste në Ditën e të Dashuruarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Britani: Burri vret bashkëshorten pasi ajo tentoi ta braktiste në Ditën e të Dashuruarve

    Insajderi
    18 September 2025 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua u vra nga burri i saj jashtë një pubi në Ditën e Shën Valentinit, pasi u përpoq të ndahej nga ai, sipas hetimit të policisë britanike.

    Lisa Smith, 43 vjeçe, u qëllua dy herë në qafë në parkingun e makinave të “The Three Horseshoes” në Knockholt, Kent të Britanisë së Madhe, më 14 shkurt të këtij viti.

    Ajo i kishte thënë motrës së saj se po e linte burrin e saj, Edward Smith më herët atë ditë dhe kishte hipur në një tren nga shtëpia e tyre në Slough, për të qëndruar me familjen në Kent, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

    Ai e gjeti atë në pubin “Three Horseshoes” atë mbrëmje përpara se të bllokonte makinën e saj me të tijën dhe të qëllonte katër herë me një pistoletë, sipas Gjykatës dhe Mjekësisë Ligjore të Kent dhe Medway.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark