Britania distancohet nga fjalimi i John Kerryt ndaj Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britania distancohet nga fjalimi i John Kerryt ndaj Izraelit

    Insajderi
    30 December 2016 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Theresa May e distancoi Mbretërinë e Bashkuara nga Uashingtoni përsa i takon kritikave të John Kerry për Izraelin. Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit në largim, gjatë një fjalimi kritikoi qeverinë e Benxhamin Netanajhut si koalicionin më të djathtë në historinë e Izraelit dhe ndërtimet izraelite në zonat e pushtuara si pushtim i përjetshëm.

    Nuk ka vonuar reagimi britanik, sipas të cilit nuk është e përshtatshme të sulmohet në këtë mënyrë ekzekutivi i një aleati i zgjedhur në mënyrë demokratike apo përqendrimi i debatit vetëm tek kolonitë izraelite, diçka që nga analistë është lexuar si një përpjekje për të ndërtuar ura me administratën e ardhshme Trump.

    “Britania e Madhe mbështet rezolutën e OKB ndaj Izraelit sepse beson që ndërtimet në tokat e pushtuara janë të jashtëligjshme. Por gjithashtu e kemi të qartë se kolonitë nuk janë problemi i vetëm në këtë konflikt. Në veçanti, populli i Izraelit, meriton që të jetojë i lirë nga kërcënimi i terrorizmit, me të cilin janë përballur shumë gjatë”, shkruhet në komentin britanik.

    Ky i fundit mori reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se është i habitur nga qëndrimi i kryeministres britanike, për një çështje për të cilën ekzistonte konsensus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark