​Britania do t’i ndajë 300 milionë funte për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Britania do t’i ndajë 300 milionë funte për Ukrainën

    Insajderi
    03 May 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t’i drejtohet parlamentit ukrainas të martën, duke u bërë lideri i parë botëror që e bën këtë që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

    Doëning Street tha se do të përfshinte pajisje të luftës elektronike, një sistem radar kundër baterive, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën, raporton BBC.

    Kjo vjen pas vizitës së paparalajmëruar të kryeministrit në Kiev muajin e kaluar.

    Fjalimi i Johnsonit pritet t’i bëjë jehonë fjalëve të kryeministrit Ëinston Churchill, ashtu siç bëri presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky kur iu drejtua deputetëve në Ëestminster në mars.

    Kryeministri pritet të thotë se “Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar u mblodh gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, ashtu siç ka bërë Verkhovna Rada e Ukrainës gjatë luftës me Rusinë, dhe populli britanik tregoi një unitet dhe vendosmëri të tillë që ne e kujtojmë kohën tonë të rrezikut më të madh, ora më e mirë”.

    “Kjo është ora më e bukur e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe rrëfehet për brezat që do të vijnë. Fëmijët dhe nipërit tuaj do të thonë se ukrainasit i mësuan botës se forca brutale e një agresori nuk vlen asgjë kundër forcës morale të një populli të vendosur për të qenë i lirë”, pritet të të thotë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark