Britania e Madhe dhe Spanja në luftë për Gjibraltarin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Britania e Madhe dhe Spanja në luftë për Gjibraltarin

    Insajderi
    04 April 2017 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjibraltari qëndron në mes të një tensioni të hershëm mes Britanisë së Madhe dhe Spanjës, tensione që është shpërfaqur më me zë pas nisjes së procedurave të Brexit.

    Përplasja nisi pas publikimit të draft-axhendës së bisedimeve nga ana e Bashkimit Europian, ku thuhej se çdo vendim që lidhet me Gjibraltarin, duhet që më parë të miratohet nga Spanja.

    Kjo ka ngjallur shqetësim në Mbretërinë e Bashkuar, ku i druhen një kushtëzimi spanjoll në lidhje me sovranitetin e vendit të vogël të njohur ndryshe edhe si “Shkëmbi”.

    Sesa larg shkuan tensionet mjafton të përmendet deklarata e ish-udhëheqësit të konservatorëve, Lordit Haëard. Ai tha se Kryeministrja May ka vullnetin dhe guximin që të mbrojë territoret britanike, ashtu si Margaret Thatcher mbrojti ishujt Falklands në luftën me Argjentinën në vitet ’80.

    Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj interesimit të gazetarëve për çështjen e Gjibraltarit. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë në Madrid, që e cilëson të tepruar reagimin britanik.

    “Të jem i sinqertë, dikush në Mbretërinë e Bashkuar po e humbër qetësinë pa asnjë arsye. Qeveria spanjolle është e habitur nga toni i përdorur në Britani, që humbet qetësinë tradicionale që e karakterizon sa herë përmendet Europa dhe Gjibraltari”, deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark