Udhëheqësit perëndimorë po e mirëpresin rënien e regjimit të presidentit siran Bashar al-Assadit.
Presidenti francez Emmanuel Macron postoi në rrjetet sociale: “Shteti barbar ka rënë. Më në fund”.
“I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u dërgoj atyre urimet e mia për paqe, liri dhe unitet. Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai.
Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti rënien e Asadit “lajm të mirë” dhe kërkoi një zgjidhje politike për të stabilizuar Sirinë, sipas AFP-së.
“Bashar al-Assad shtypi popullin e tij brutalisht. Ai ka jetë të panumërta në ndërgjegjen e tij dhe ka shtyrë shumë njerëz të ikin, shumë prej të cilëve kanë mbërritur në Gjermani,” tha Scholz, sipas agjencisë së lajmeve.
Zëvendëskryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Angela Rayner tha se nëse regjimi i Asadit ka rënë, atëherë qeveria “e mirëpret atë lajm”, shkruan BBC