×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve

    Insajderi
    16 June 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan nga Serbia dy ditë më parë.

    Në një deklaratë me shkrim të botuar në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, kërkohet edhe përmbajtje maksimale nga Kosova dhe Serbia. Tutje, aty kërkohet të shmangen masat e njëanshme dhe ti ulin tensionet

    “Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor.

    Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.” – thuhet në deklaratë.

    Qeveria e Britanisë së Madhe ka theksuar zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark