Britania e Madhe: Mbështesim Finlandën dhe Suedinë që të aplikojnë për anëtarësim në NATO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Britania e Madhe: Mbështesim Finlandën dhe Suedinë që të aplikojnë për anëtarësim në NATO

    Insajderi
    15 May 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja për Çështjet e Jashtme, Liz Truss tha Mbretëria e Madhe mbështet fuqimisht aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

    Kujtojmë se udhëheqësi i Finlandës i tha dje presidentit rus Vladimir Putin se vendi i tij do të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën dhe Suedia pritet të njoftojë nëse do të marrë apo jo të njëjtin vendim më vonë sot.

    Një zgjerim i NATO-s do të ishte një goditje për presidentin rus Putin, i cili ndërmori luftën me pretendimin se ishte një përpjekje për të penguar përparimin e aleancës drejt lindjes.

    “Ne po punojmë gjithashtu ngushtë me ukrainasit dhe polakët për t’u siguruar që Ukraina të ketë mbrojtje standarde të NATO-s,” shtoi sekretarja për Çështjet e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark