Britania e Madhe: Serbia e Kosova të shmangin veprimet e njëanshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania e Madhe: Serbia e Kosova të shmangin veprimet e njëanshme

    Insajderi
    08 February 2024 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka kërkuar nga Kosova e Serbia përkushtim për ulje të tensioneve, shkruan Insajderi.

    Nga Britania, është kërkuar që palët ta kenë fokusin tek dialogu.

    “Së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme. Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumëetnike që është ngulitur mu në zemër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

    Përfaqësuesi foli edhe për vendimin e dinarit, duke theksuar se “autoritetet kosovare kanë treguar vëmendje të paktë”

    “Sa i përket veprimet e fundit. BQK-ja ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta për rregullimin e valutave të huaja, por që implementimi i këtyre masave nga Qeveria e Kosovës ka treguar vëmendje të paktë për sa i përket ndikimit në komunitetit serb. Autoritetet e Kosovës duhet të ndërtojnë një plan të qartë që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark