Ndalesa për gratë që të shërbejnë në njësite luftarake të ushtrisë britanike është hequr nga kryeminstri David Cameron.
Gratë, që deri më tash kanë shërbyer në vijat e frontit në role mbështetëse, tani do të lejohen t’i bashkëngjiten këmbësorisë dhe trupave të blinduara.
Cameron tha se ky është një “hap i madh”, njofton Radio Evropa e Lirë, transmeton Insajderi.
“Është jetike që forcat tona të armatosura të jenë të klasës botërore dhe të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha Cameron.
Vendimi i tij pason një rishikim të qeverisë, në të cilin kreu i ushtrisë, gjenerali Sir Nick Carter, ka rekomanduar heqjen e ndalesës.
Megjithatë, një hulumtim i vetë ushtrisë britanike ka treguar se më pak se 5 përqind e 7,000 grave që shërbejnë në ushtri, do të kalonin testet për t’iu bashkuar këmbësorisë. /Insajderi.com