×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Britania mund t’i lejojë Huawei-t ndërtimin e rrjetit 5G

    Insajderi
    24 April 2019 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konfirmimi zyrtar nuk ka ardhur ende, mirëpo Daily Telegraph ka thënë se Huawei do të ndërtojë antena në këtë territor, por nuk do të ketë qasje në identitetin e secilit kompjuter apo në të dhëna tjera.

    Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që aleatët e saj, Britania e Madhe, Kanadaja, Austrialia dhe Zelanda e Re të përjashtojnë këtë kompani nga tregu i tyre, pavarësisht se Huawei ka mohuar që puna e kompanisë përbën ndonjë rrezik për spiunim.

    Deri më tani Australia ka thënë se qëndron përkrah Uashingtonit, i cili ka përmendur “shqetësime serioze për obligimet e Huaweit ndaj Qeverisë kineze dhe rrezikut që mund të sjellë për integritetin e telekomunikimeve në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë”.

    Gjenerata e re, 5G e lidhjes së klientëve me internet, premton shkarkim dhe ngarkim më të shpejtë të të dhënave dhe mbulim më të gjerë dhe stabil të lidhjeve tjera.

    Po ashtu, kjo gjeneratë është thënë se është dukshëm më e mirë në të përballuarit e ngarkesave të mijëra pajisjeve, duke nisur nga telefonat mobilë dhe kamerat.

    Zhvillimi i një teknologjie të tillë është vlerësuar i domosdoshëm bazuar në nivelin e digjitalizimit të shumë proceseve në jetën e përditshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark