Britania ndalon shkëmbimin e të dhënave mes Facebook dhe WhatsApp - Insajderi
×
Teknologji

Britania ndalon shkëmbimin e të dhënave mes Facebook dhe WhatsApp

Insajderi
07 November 2016 - 21:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook i është ndaluar të grumbullojë të dhëna nga përdoruesit britanikë të aplikacionin WhatsApp. Komisionerja Britanike e Informacionit tha se rrjeti social nuk ka autorizimin e duhur për një lëvizje të tillë.

Elizabet Denham u shpreh se Facebook ka rënë dakord të ndalojë shkëmbimin e të dhënave mes rrjetit social dhe platformës mjaft popullore të komunikimit WhatsApp.

Rrjeti social belu WhatsApp në 2014-tën me premtimin se do të ruante integritetin e shërbimit ndërsa gjatë muajit Gusht ky i fundit tha se do të aplikonte ndryshme në politikat e privatësisë.

Sipas ligjit britanik Facebook dhe WhatsApp duhet tu ofrojnë konsumatorëve më shumë informacion për mënyrën sesi do të përdoren të dhënat e tyre me mundësinë për të mbyllur marrëveshjen.

WhatsApp ka nxitur reagime të shumta në Europë që kur zbuloi planet e shkëmbimit të të dhënave me Facebook gjatë muajit Gusht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark