Britania përgatitet për kurorëzimin e Mbretit Charles
Dekoret me temë kurorëzimin e Mbretit Charles i kanë dhënë pamje festive Londrës. Trashëgimtari i fronit mbretëror, do të kurorëzohet të shtunën siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Dekoret me temë kurorëzimin e Mbretit Charles i kanë dhënë pamje festive Londrës.
Trashëgimtari i fronit mbretëror, do të kurorëzohet të shtunën siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit të vitit 1689, Aktin e Zgjidhjes të vitit 1701 dhe Aktin e Deklaratës së Aderimit./REL
1Admiruesit mbretërorë, John Loughrey dhe Sky London, duke qëndruar në një kamp të ngritur në një shëtitore që nga java e kaluar, përpara kurorëzimit të mbretit të Britanisë, Charles, dhe bashkëshortes së tij, Camilla, në Londër, Britani, 1 maj 2023.
2Dekori në rrugën “Carnaby” në Londër, para kurorëzimit të Mbretit Charles.
3Njerëzit të ulur në një kafene të zbukuruar për kurorëzimin e Mbretit Charles në Rochester, Britani, 30 prill 2023.
4Rruga “Regent” e zbukuruar me flamuj britanikë.
5Një pamje e përgjithshme e sheshit kryesor para kurorëzimit të Mbretit Charles në Londër, Britani, 1 maj 2023.
6Truprojat e mbretit të Skocisë qëndrojnë roje pranë Gurit të Fatit në Westminster Abbey gjatë një ceremonie mirëseardhjeje, në qendër të Londrës, Britani, 29 prill 2023. Guri, një simbol i lashtë të monarkisë skoceze, do të luajë rol qendror në kurorëzimin e Mbretit Charles, të shtunën më 6 maj. Më 1296, Mbreti Eduard i Parë, e solli gurin në Westminster. Ai e vendosi atë brenda karriges së kurorëzimit, e cila ka qenë pjesa qendrore e kurorëzimit për më shumë se 700 vjet. Në vitin 1996, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se guri do të kthehej në Skoci, por do të risillej në Abbey për kurorëzime.
7Zbukurimet në Arcades Burlington, me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles në Londër, Britani, 30 prill 2023.
8Njerëzit të ulur jashtë një restoranti ku shihet një fotografi e Mbretit Charles.
9Një person kalon pranë një vitrine të zbukuruar me rastin e kurorëzimi të Mbretit Charles që bëhet të shtunën.
10Një person duke shikuar drejt një dyqani me suvenire mbretërore.
11Dekori me temë nga kurorëzimi i Mbretit Charles është fotografuar në hyrje të restorantit “The Ivy” në Cheltenham, Britani, 28 prill 2023.
12Flamuri britanik me portretin e Mbretit Charles në një dyqan suveniresh në Londër.
13Suvenire të dizajnuara për kurorëzimin e Mbretit Charles.
14Mbreti Charles zyrtarisht do të kurorëzohet të shtunën siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit të vitit 1689, Aktin e Zgjidhjes së vitit 1701 dhe Aktin e Deklaratës së Aderimit.
15Një flamur britanik me portretin e Mbretit Charles në një rrugë në Londër.