Britania e Madhe ka shkruar historinë në zgjedhjet të cilat u mbajtën ditën e enjte.
Votuesit britanikë kanë zgjedhur 200 gra për t’i përfaqësuar në Parlament, duke shënuar kështu një numër historik të lartë të deputeteve gra në Dhomën e Komunave.
Numri i mëparshëm i deputeteve gra nga zgjedhjet e vitit 2015 ishte 191 përfaqësuese, shkruan “The Telegraph”
Gjithsej numri i deputetëve në parlamentin britanik është 454.
Disa nga emrat të cilët janë përmendur më së shumti janë Amber Rudd, Sekretarja e Brendshme e Kryeministres Theresa May dhe Caroline Lucas, përfaqësuese e liberal-demokratëve
Kjo arritje u festua edhe në mediat sociale, duke u shënuar si një nga arritjet më të mëdha në Britani gjatë kohës së fundit. /Insajderi.com