Britania siguron Gjermaninë për daljen nga BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania siguron Gjermaninë për daljen nga BE

    Insajderi
    18 November 2016 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Jemi brenda afateve dhe në mars të 2017-s do të na keni të gatshëm për aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës. Dua që procesi të jetë sa më i qetë, sa më i organizuar e të punohet në drejtim të një zgjidhjeje, e cila të jetë në interes të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe në atë të partnerëve tanë europianë”, tha May.

    Komentet e shefes së Ekzekutivit britanik pasojnë një valë kritikash të ligjvënësve opozitarë, sipas të cilëve, qeveria e May-t nuk ka një strategji të qartë për shkëputjen nga blloku.

    Ekziston gjithashtu mundësia që planet e saj të vonohen për shkak të një vendimi ligjor, i cili e detyron të marrë miratimin e Parlamentit përpara se mekanizimi i Brexit-t të mund të vihet në lëvizje. Qeveria britanike ka gjasë ta apelojë një vendim të tillë nga fillimi i muajit dhjetor.

    Merkel, ndërkohë, sqaroi se nuk mundur ta diskutojë në detaj Brexit-in me kolegen britanike përderisa Anglia nuk e ka nisur ende procesin zyrtar të largimit nga BE-ja.

    May komentoi ndër të tjera edhe mbi takimin me presidentin Barack Obama dhe disa prej liderëve europianë të premten, ku u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit me NATO-n. Ajo i tërhoqi vërejtje Rusisë për bombardimet në Siri dhe dështimin e implementimit të marrëveshjes së paqes në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark