Britania sulmon ISIS-in me armatimin që kishte sulmuar Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britania sulmon ISIS-in me armatimin që kishte sulmuar Serbinë

    Insajderi
    28 April 2016 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Britania ka përdorur aeroplanë dhe bomba të fuqishme që janë përdorur për herë të parë në luftën kundër ISIS, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

    Aeroplanët dhe bombat e tilla përdoren për të sulmuar tunele dhe bunkerë që kanë mbrojtje të madhe në një kodër në Eufrat në perëndim të Irakut.

    Kjo makineri e armëve për herë të fundit nga Britania ishte përdorur në vitin 1999 në Kosovë, kur  janë sulmuar nga ajri disa nga bazat e hekurta të bazave ushtarake të Serbisë.

    Gjithashtu këto bomba ishin lëshuar atë kohë edhe për shkak të motit të keq dhe mundësive të vogla që të hetohet caku i saktë i bombardimit, njofton “belfasttelegraph.co.uk”, raporton Insajderi.

    Ministria e Mbrojtjes në Britani ka njoftuar se bombarduesit të njohur me emrat “RAF Tornado” dhe GR4” janë lëshuar pasi janë shterur mundësitë e përdorimit të bombave të tjera që nuk kanë arritur të shkatërrojnë bunkerët dhe tunelet që përdor ISIS për mbrojtje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark