Në Britani i kanë nisur shpejt festat e fundvitit. Prej ditësh në rrjetet sociale janë publikuar foto të shumta të personave që kanë nisur festimet.
Grupet e njerëzve që kanë nisur festimet e Krishtlindjes duket se e kishin ekzagjeruar, pasi janë fotografuar jashtë lokale të natës dhe në rrugë në gjendje të alkoolizuar. Megjithatë, kulmi i festimeve pritet të jetë javën e ardhshme.
Edhe pse Krishtlindjet janë ende 2 javë larg në veshjet e të rinjve mbizotëronin ngjyrat të kuqe dhe të bardha. /Insajderi.com