Kompania British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Hithrow dhe Gatvwick, pas “dështimit madhor të sistemeve të IT-së”.
Kjo kompani ka njoftuar sot se nuk ka njohuri se çka e shkaktoi këtë dështim global të kompjuterëve, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndonjë sulm kibernetik.
Të gjitha fluturimet e kompanisë British Airways nga të dy aeroportet janë anuluar deri në orën 18, sipas kohës londineze.
Nuk është e qartë se sa shumë fluturime janë anuluar.