Britma, grushte dhe fjalë banale, nxënëset përleshen fizikisht pranë ambienteve të shkollës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Britma, grushte dhe fjalë banale, nxënëset përleshen fizikisht pranë ambienteve të shkollës

    Insajderi
    24 February 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video me pamje të rënda në të cilën shihen një grup vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë po bëjnë xhiron e rrjetit.

    Nga pamjet dallohet që disa prej vajzave shtrijnë në tokë dhe dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, ndërsa dëgjohen duke përdorur një fjalor banal.

    Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, por pamjet janë komentuar me shqetësim në rrjet për degradimin e brezit të ri që po rritet. Kjo video krahas dhunës që po përhapet në mjedise të përbashkëta tregon dhe nivelin e lartë të bullizmit në shkolla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark