×
  • Sport
  • Euro 2024

    Broja: Kisha pasur qejf të luaja më shumë

    Insajderi
    25 June 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria u mposht ndaj Spanjës me rezultatin 0-1 në ndeshjen e tretë të Grupit B teksa këtu mbyllet edhe Europiani për kuqezinjtë. Pas kësaj sfide, foli Armando Broja, teksa sulmuesi kuqezi e pranoi se do të kishte dëshiruar më shumë minuta nga ky europian ndërsa shtoi se pavarësisht kundërshtarëve, Shqipëria ishte gjithmonë në lojë duke luftuar.

    “Ishim të kënaqur, çunat dolën me kokën lart. Të treja ndeshjet i dinim që do të ishin të vështira, janë skuadra të nivelit të lartë. Por, në ndeshje nuk është se na shkatërruan apo mbytën, të mbajmë kokën lart për atë që arritëm. Le të jemi krenarë. Më shumë minuta? Normal, është një turne shumë i bukur, çdo katër vite.

    Ndoshta e luan një herë në jetë, të gjithë duan të luajnë çdo minutë. Kisha pasur qejf të luaja më shumë, por unë jam lojtar dhe vendimet i merr trajneri dhe unë e respektoj. Unë me sa minuta që më jep ai jap maksimumin, ndoshta në ndeshjen e parë mund të bëja më mira, por ishte e vështirë. Edhe ndeshjen e dytë pata qejf të luaja, apo edhe të startoja, por është trajneri që vendos”, u shpreh Broja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark