×
  • Sport
  • Euro 2024

    Broja mbetet jashtë? Sylvinho ndryshon formacionin kundër Kroacisë

    Insajderi
    18 June 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet të bëjë disa ndryshime jo të vogla në ndeshjen e ardhshme të grupeve, të cilët do ta luajnë ndaj Kroacisë.

    Shqipëria luan nesër (e mërkurë) ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.

    Sikurse Shqipëria, ashtu edhe Kroacia pritet të bëjnë ndryshime në formacion pas humbjeve në ndeshjet e para nga Italia, respektivisht Spanja.

    Megjithatë, fokusi ynë mbetet te kombëtarja kuqezi, e cila domosdoshmërish pritet të bëjë ndryshime në formacion.

    Telegrafi mëson se Sylvinho ka tashmë në mendje formacionin anti-Kroaci, i cili ka dy ndryshime në emra, por edhe në rreshtimin e skuadrës.

    Sylvinho kësaj radhe pritet t’i përshtatet kundërshtarit, duke vendosur një mesfushë më të dendur, me tre futbollistë, duke luajtur kështu me rreshtimin 4-3-3, i cili mund të transformohet gjatë lojës.

    Dy ndryshimet pritet të jenë ai i Qazim Laçit me Taulant Seferin dhe Rey Manaj, i cili pritet ta marrë vendin e Armando Broja.

    Portieri Thomas Strakosha, dhe mbrojtja me Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj, do të jenë të pandryshuara.

    Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani do t’i ruajnë vendet e veta, teksa do t’iu bashkohet Laçi në treshen e mesfushës.

    Në sulm, Nedim Bajrami do të luajë në të majtë dhe Jasir Asani në krahun e djathtë, duke ndihmuar kështu qendërsulmuesin Manaj.

    Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Asani, Manaj, Bajrami;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark