Armando Broja është duke i kryer vizitat mjekësore tek klubi i tij i ri, Ipswich Town, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Chelsea dhe Ipswich arritën marrëveshje dje për transferimin e sulmuesit shqiptar.
22 vjeçari përfundoi në Ipswich në formë huazimi, por që ky klub do ta ketë obligim blerjen e kartonit të futbollistit nëse nuk bie nga Premierliga pas përfundimit të këtij sezoni.
Ipswichi duhet t’ia paguajë në total 35 milionë euro Chelseat për futbollistin shqiptar.