Brooklyn në panik -Sulm me armë në restaurant lë 3 të vrarë dhe 8 të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Brooklyn në panik -Sulm me armë në restaurant lë 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

    Insajderi
    17 August 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur “disa persona të armatosur” hapën zjarr brenda një restoranti në New York City, në lagjen Brooklyn, herët në mëngjes, teksa lokali po mbyllej.

    Në një konferencë për media, komisarja e Departamentit të Policisë së New Yorkut, Jessica Tisch, deklaroi se policia iu përgjigj raportimeve për të shtëna pak para orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale.

    Viktimat që humbën jetën janë identifikuar si tre burra, dy prej të cilëve të moshës 27 dhe 35 vjeç, ndërsa mosha e viktimës së tretë ende nuk është konfirmuar.

    Tetë persona të tjerë të plagosur janë dërguar në spitale aty pranë, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

    Komisarja Tisch tha se në këtë incident ishin të përfshirë disa persona të armatosur, të cilët ende nuk janë kapur. Ajo gjithashtu bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 36 gëzhoja, që besohet se vijnë nga arma të ndryshme zjarri.

    “Aktualisht kemi identifikuar 11 viktima, të moshës nga 27 deri në 61 vjeç tetë meshkuj dhe tre femra,” deklaroi ajo.

    Tisch gjithashtu theksoi se pavarësisht këtij incidenti tragjik, gjatë këtij viti New Yorku ka regjistruar numrin më të ulët ndonjëherë të të shtënave dhe viktimave nga armët e zjarrit që nga fillimi i vitit.

    Policia ka hapur hetim mbi ngjarjen dhe po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark