Brovina kërkon përgjegjësi për fëmijët që lindën në pllakat e spitaleve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Brovina kërkon përgjegjësi për fëmijët që lindën në pllakat e spitaleve

    Insajderi
    16 April 2017 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, ka reaguar për rastin e lindjes së foshnjës në pllaka të QKUK-së.

    Brovina ka thënë se janë duke e pritur raportin e Komisionit përgjegjës. Nëse vërtetohet neglizhenca e stafit, ajo kërkon përgjegjësi.

    “Jam e informuar indirekt për këtë gjë dhe unë si person publik pres raportin e Komisionit përgjegjës që ta kuptojë mirë fillin se çka ka ndodhë me të vërtetë dhe a ka qenë rastësi apo neglizhencë”, ka thënë Brovina.

    “Nëse ka qenë neglizhencë, personi në fjalë që ka qenë obligues ta përcjellë këtë nënë deri në fund, duhet të përgjigjet para Komisionit Disiplinor, dhe hiq më pak, të marrin mësim edhe të tjerët. Por gjëra të tilla ndodhin edhe në klinika më të rëndësishme”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka thënë se shërbimi shëndetësor në Kosovë kërkon disiplinë ushtarake.

    “Jam ndër mjeket rigoroze, kërkoj nga kolegët e mi që ta kuptojnë që shërbimi shëndetësor është një sektor që kërkon disiplinë ushtarake, pikërisht edhe përgjegjësi ushtarake. Përveç ligjit të Hipokratit kërkon edhe disiplinë ushtarake”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark