Qindra qytetarë në kryeqytetin e Belgjikës, janë mbledhur në qendër të qytetit për të ndezur qirinj dhe duke bërë homazhe për viktimat e sulmit të sotëm në aeroportin dhe stacionin e trenit në mëngjesin e 22 marsit.
Vice News nëpërmjet një paraqitje live në Facebook është duke marrë opinionet e njerëzve të cilët po ndezin qirinj për të bërë homazhe për viktimat nga ky sulm.
“Kam dalë këtu për të nderuar viktimat e pafajshme që kanë humbur jetën. Këtë kurrë nuk e kemi pritur në Bruksel”, tha një qytetar për Vice News.
“Nuk e kuptoj se ku po shkon kjo botë dhe cila është e ardhmja jonë”, tha një tjetër qytetar.
Sipas ministres së Shëndetësisë Maggie De Block, nga këto sulme kanë mbetur të vdekur 31 persona ndërsa janë lënduar 250.
Fiks 11 persona kanë ndërruar jetë në sulmet në Aeroportin e kryeqytetit dhe 20 të tjerë në metro.