Abdeslam është arrestuar këtë muaj në qendër të Brukselit, ku dyshohet se është fshehur për më shumë se katër muaj.
Arrestimi i tij në një operacion të madh policor është bërë katër ditë përpara sulmeve me bomba në Bruksel, që kanë lënë të vrarë 35 veta.
Autoritetet belge dhe franceze do të diskutojnë tani se si të realizohet ekstradimi, ka thënë Zyra e prokurorit belg, njoftojnë mediet ndërkombëtare.
Megjithatë, transferimi mund të marrë disa javë kohë, pasi Abdeslam po merret në pyetje edhe për sulmet në Bruksel që kanë ndodhur më 22 mars.
Abdeslam akuzohet për pjesëmarrje në sulmet terroriste të Parisit, si njeriu që është marrë me logjistikën e organizimit të sulmeve. /Insajderi.com