“Budalla e hajvan”, Eskalon Nexhmedin Spahiu, fyen rëndë gazetarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Budalla e hajvan”, Eskalon Nexhmedin Spahiu, fyen rëndë gazetarin

    Insajderi
    30 September 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova.

    Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet e ndryshme që kanë etni e gjuhë të njëjtë.

    Ai përmendi raste pozitive, si ai i Gjermanisë e Austrisë, vendeve arabe, etj. Por, përmendi edhe raste negative si ai mes Koresë së Jugut e të Veriut.

    Më pas erdhi reagimi i gazetarit Gaxherri.

    “Po duhet ta bëni dallimin në mes shtetit dhe kombit”, tha ai.

    Pastaj, Nexhmedin Spahiu e ka fyerë atë duke i thënë “budalla e hajvan”.

    Moderatorja e emisionit e ndëpreu direkt lidhjen e Spahiut duke ia ndalur fjalën. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark