Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në njoftimin për takimin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësues të tjerë evropianë.
Bugajski ka bërë apel që bashkësia ndërkombëtare ta ndalojë “gjuhën e pakuptimtë” dhe ka shtuar se Beogradi e Moska po tallen me Perëndimin, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ndalni gjuhën e pakuptimtë dhe dëshirat. Askush nuk e beson më këtë fasadë. Beogradi dhe Moska po ju marrin për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, ka shkruar Bugajski. /Insajderi.org/
Stop the nonsense language and wishful thinking. No one believes this facade any longer. Belgrade and Moscow are playing you for fools. Is that how you want to be remembered when the next Balkan war ignites?
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) September 26, 2023