Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h - Insajderi
×
Teknologji

Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h

Insajderi
03 September 2019 - 08:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas revistës Top Gear të Britanisë, një prototip Chiron, i drejtuar nga Andy Wallace arriti shpejtësinë prej 304.77 mph ose 490.48 km/h në pistën e testimit të makinave të Volkswagen në Gjermani.

Bugatti modifikoi makinën e saj Chiron duke bashkëpunuar edhe me Dallara dhe Michelin.

Kompania modifikoi edhe trupin e makinës për të përmirësuar aerodinamikën.

Gomat gjithashtu u prodhuan ekskluzivisht nga Michelin për këtë makinë të cilat ishin të përforcuara për t’i bërë ballë kësaj shpejtësie jashtëzakonisht të lartë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark