Firma franceze për prodhimin e veturave, Bugatti pritet ta fillojë projektin e zhvillimit të pasuesit të Veyronit, një prej modeleve më mbresëlënëse viteve të fundit.
Zëdhënësja e kompanisë Nicole Auger bëri të ditur për portalin e veturave Motor1, se Bugatti i ri do të shfaqet në mesin e këtij viti.
Sipas supozimeve, vetura pritet të ketë një motor të tipit V16. Disa teori të tjera përmendin V12 nga Lamborghini Revuelto, dhe disa përmendin edhe Volkswagen V8.
Gjithashtu, modeli i ri merr një bazë krejtësisht të re dhe s’do të ketë lidhje me paraardhësit.
Supozohet se pasuesi i Veyron do të jetë edhe më ekstravagant se paraardhësi i tij. Ka të ngjarë të jetë edhe më i shtrenjtë. /Insajderi.org/