Dy deputet të ri, sot kanë bërë betimin si deputet të Kuvendit të Kosovës.
Shukri Buja e Driton Çaushin nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e legjislaturës së Kosovës.
Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës ka zëvendësuar në këtë vend Enver Hoxhajn, i cili tash ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme. Kurse Driton Çaushin i Vetëvendosjes do ta zëvendësojë ish-deputetin Besnik Bislimi. /Insajderi.com