Buja flet për gratë në Hallaq: Problemet e tyre do t’i vendos në krye të agjendës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja flet për gratë në Hallaq: Problemet e tyre do t’i vendos në krye të agjendës

    Insajderi
    07 September 2025 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me deputetet Vlora Çitaku dhe Blerta Deliu, si dhe kandidatin për Kuvend Komunal, Liridonin, kanë zhvilluar një takim me gratë në zonën e Hallaqit.

    Gjatë kësaj bisede, janë diskutuar sfida të shumta që përballen gratë në komunitetin e tyre, përfshirë qasjen e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, pengesat për t’u arsimuar apo trajnuar, pabarazitë gjinore dhe mungesën e përfaqësimit në jetën publike.

    Në përgjigje, Buja është zotuar se këto sfida do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm, duke respektuar kompetencat e komunës së Lipjanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark