
Kryetari i degës së PDK-së, njëherit kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ishte i pranishëm në Gadime me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e Xhelal Limanit.
Nga atje ai tha se Gadimja është djep i krenarisë kombëtare.
“Kjo tokë nuk është thjesht një vendbanim, por është simbol i qëndresës, i organizimit dhe i sakrificës për liri. Nga këtu u ngritën 96 luftëtarë të lirisë, u bashkuan katër zona të UÇK-së, u përgatitën bazat e para të luftës çlirimtare dhe u derdh djersa e popullit që mbante gjallë ushtrinë tonë.
Gadimja nuk bëri zhurmë, por bëri histori!”, tha ai.
Buja tregoi se ka marrë pjesë edhe në turnirin tradicional ‘Lutfi Limani’.
“Ajo u bë vendstrehim i plagëve të luftës dhe zemër e Zonës Operative të Nerodimës. Kjo është dëshmi që liria nuk na erdhi si dhuratë, por ajo u fitua me përkushtim, organizim dhe sakrificë.”
“Sot, në Gadime me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e Xhelal Limanit, ku me 12, gusht, 1998 u themelua njësiti i UÇK-së për vëzhgim, përcjellje, informim dhe koordinim, i cili njësit i kreu me sukses detyrat gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së. Po ashtu morrëm pjesë edhe në turnirin tradicional ‘Lutfi Limani’. Lavdi dëshmorëve që ranë për Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.