Buja viziton vëllezërit fermerë: Bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja viziton vëllezërit fermerë: Bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi

    Insajderi
    07 September 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shkurti Buja vizitoi dy vëllezër fermerë.

    Ata, Buja tha se “tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”.

    “Sot vizituam vëllezërit Hashim, Ruzhdi dhe Kadri Krasniqi nga Konjuhi, fermerë shembull për kultivimin e perimeve, veçanërisht të patates. Me mbi 50 hektarë të mbjellë dhe me eksport edhe në Shqipëri, ata tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    Buja paralajmëroi se do të “ndërmarrim masa specifike që i ndihmojnë fermerët, duke u ofruar kushte më të mira për prodhim, ruajtje, si dhe tregtim të produkteve bujqësore”.

    “Fermeri i Lipjanit duhet të jetë i mbështetur, sepse bujqësia ka potencial të madh zhvillimi në krahasim me sektorët tjerë në Lipjan”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark