Bujar Osmani takon Blinkenin dhe Cholletin, flasin për Marrëveshjen Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujar Osmani takon Blinkenin dhe Cholletin, flasin për Marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Insajderi
    05 April 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri shqiptar i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Këshilltarin e Lartë të DASh’së, Derek Chollet, transmeton Insajderi.

    “Në margjinat e Takimit Ministror të NATO-s, në Bruksel, një mundësi e mirë për një shkëmbim të shkurtër mendimesh me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Sholle”, njoftoi Osmani.

    Osmani njoftoi se gjithashtu me krerët e lartë të shtetit amerikan kanë biseduar edhe rreth Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualiteti rajonal, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend, në fokus të bisedimeve”.

    “SHBA me mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si qëllim strategjik dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, përfundoi Bujar Osmani./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark