“Buka, pushka dhe diplomacia”- Peci tregon tri gjerat që po e preokupojnë botën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Buka, pushka dhe diplomacia”- Peci tregon tri gjerat që po e preokupojnë botën

    Insajderi
    03 June 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi është mbajtur sot në Stamboll, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Aty prezantuan edhe potenciali i Kosovës për investitorët nga Turqia.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dha detaje rreth këtij organizimi.

    “Pas prezantimit publik, ne kishim edhe interesim konkret për investime në sektorin e produkteve ushqimore, por edhe në atë të blegtorisë”, tha Peci në Info Magazine në Klan Kosova.

    Peci foli edhe rreth rëndësisë së kësaj dite.

    “Ne po jetojmë rrethana ku janë shumë të rëndësishme “Buka, pushka dhe diplomacia”. Kështu që në funksion të sigurisë ushqimore bashkë me aspektet e sigurisë janë dy tema që aktualisht e preokupojnë gjithë rendin botëror”, tha ai.

    Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vizitoj fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar”.

    Si duket ai, ia ka vënë syrin edhe një droni tjetër të quajtur “Kizilelma”.

    Kosova para disa muajsh i ka siguruar një numër të dronëve TB-2.

    Vizitën në Turqi të disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar po e mbulon edhe Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark