Ish-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bukoshi tashmë ka marrë një detyrë të re.
Do të jetë Këshilltar i Lartë i Zëvendëskryetarit të PDK’së dhe Ministrit të Punëve të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Lajmin e ka konfirmuar vet ministri Hoxhaj.
“Po, këshilltar i lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë Hoxhaj për Lajmi.net.
Bujar Bukoshi ishte kryeministër i Kosovës në ekzil dhe udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit. Ai është hetuar për dyshimet për keq përdorim të këtij fondi.
Gazeta Insajderi kishte raportuar për transaksionet e dyshimta me këtë fond në muajin shkurt, ku qindra mijëra euro ishin tërhequr nga 3 përqindëshi mes viteve 2006-2011. Shuma prej 512 mijë e 936 eurove është nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta. /Insajderi.com