Bullgaria ka ndarë 50 mijë vaksina antiCOVID pë Maqedoninë e Veriut.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një shkrimi në Twitter, nga ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani.
“Dje Maqedonia pranoi një donacion prej 50 mijë vaksinave Pfizer nga Bulgaria, të cilat janë gati për përdorim”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur tv përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.