Bullgaria ndalon mbulimin e fytyrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bullgaria ndalon mbulimin e fytyrës

    Insajderi
    01 October 2016 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët bullgarë ndaluan të premten veshjet me të cilat mbulohet fytyra-sipas një projektligji të propozuar gjatë këtij viti nga koalicioni nacionalist Fronti patrotik.

    Ndalimi i të ashtuquajturave “burka”-veshje islame e femrave me të cilat janë të zbuluar vetëm sytë kaloi në lexim të dytë me mbështetje të madhe.

    Për shkak të tensioneve etnikle rreth kësaj çështjeje, deputetët nga Lëvizja etnike Turke për të Drejta dhe Liri, MRF, lëshuan seancën plenare, duke e quajtur ligjin “antidemokratik” dhe “islamofobik”. Ata donin që votimi për këtë projektligj të largohej nga rendi i ditës në parlament.

    Sipas ligjit të ri përdorimi i veshjeve apo maskave që mbulojnë fytyrën do të gjobitet me 200 levë bullgarë (100 euro) herën e parë, ndërsa dënimi do të shkojë deri 1500 levë (750 euro) për çdo shkelje të dytë.

    Shkelësit e këtij ligji që janë nëpunës publik do të gjobiten 500 levë ose 250 euro për shkeljen e parë dhe 2000 levë, ose 1000 mijë euro për shkelje të mëvonshme.

    Ndalimi vlen për qytetarët bullgarë dhe banorët e përkohshëm dhe migrantët nga vendet tjera në këtë shtet. Ata gjithashtu nuk do të lejohen të veshin rroba që mbulojnë pjesërisht ose totalisht fytyrën në territorin e këtij shteti.

    Ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë edhe parqe, kopshte, shkolla, si dhe në transportin publik dhe privat.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark